Supë me mish pule dhe makarona fidhe
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 200 gr makarona fidhe
- 1 karrotë
- 1 litër lëng mishi
- 1 limon
- 1 tufë majdanoz
- 2 copë djathë bebe
- Kripë, piper
Përgatitja:

Fillimisht vendosim pulën të ziejë, më pas e ndajmë nga kockat dhe mishin e pulës e bëjmë në fije. Në lëngun e mishit të cilin e kullojmë vendosim makaronat fidhe, karrotën të grirë në rende, kripën dhe piperin dhe e leme të ziejë për 10 minuta, Në fund shtojmë tek supa mishin e pulës, djathin bebe, lëngun e limonit dhe majdanozin e grirë imët.
Komente

