Supë miks fasule dhe spinaq
Përbërësit:
1 qepë
2 fç fasule miks
1 lç hudhër
1 dorë spinaq
4 lgj vaj ulliri
1 lgj kripë dhe piper
Spec djegës
Majdanoz
Përgatitja:
Fasulet pasi i kemi lënë në ujë për disa orë, i kullojmë dhe i vendosim të ziejnë në zjarr të avashtë. Ndërkohë kaurdisim qepën dhe hudhrën e grirë imët me pak vaj ulliri. Shtojmë pak kripë për zbutjen e qepës dhe pak ujë. Shtojmë spinaqin dhe erëzat. Këtë masë e hedhim tek fasulet e ziera. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe majdanoz të grirë imët.
Komente

