Supë plot shije me jeshillëqe dhe sallam
Përbërësit:
150 gr lulelakër

150 gr brokoli
150 gr spinaq
150 gr sallam
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
4 patate
100 ml pana
Spec i kuq pluhur
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht presim sallamin në feta dhe e kaurdisim për pak minuta. Shtojmë një qepë të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë patatet të prera në kubikë. Hedhim ujë ose buljon dhe i lemë patatet të ziejnë. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë brokolin, lulelakrën dhe spinaqin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund fare shtojmë panën. E lëmë supën të ajkoset dhe e shërbejmë të ngrohtë.
MC/Shqiptarja.comKomente

