Në Turqi janë kapur 1.5 ton kanabis që vinte nga Shqipëria. Sipas mediave turke droga ishte fshehur në pyll pasi ishte transportuar me skaf përmes detit. Në operacionin e zhvilluar nga forcat e sigurisë pranë Muglas, u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike që synohej të sillej nga Shqipëria në Turqi. Ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 3 persona, të cilët ishin të armatosur me 3 pistoleta.
U konstatua se rreth 1.5 ton material kanabis sativa u sekuestrua në operacionin e zhvilluar në mëngjes në Muğla Fethiye me mbështetjen e Komandës së Rojës Bregdetare në koordinim me Komandën e Xhandarmërisë së Provincës Muğla.
Ndërsa 3 të dyshuarit lidhur me ngjarjen janë kapur dhe dërguar në mbajtje, po ashtu janë konfiskuar 3 pistoleta të sekuestruara tek të dyshuarit. Mësohet se hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.
-
Ne kemi vite qe i kemi thene stop hashashit. Kemi dale nga harta e kultivimit, gje te cilen e ka thene dhe Mafia di Finanza, bashke me liderin tone suprem. Do jete mbetje e hashashit qe nga koha e Tahirit, ose e Haki Çakos. Imagjinoni sikur kjo droge te ishte kapur atje ne Shqiperi. Autoret dhe skafi do ishin te paidentifikuar…
Përgjigju -
Po ne sikur kemi perveç policise edhe antikontrabanden detare apo gazheli sic fut bitcoin transporton edhe droge. Ahhh more ed butaku ahhh
Përgjigju -
Ska mundesi. Do jete nga ato komplotet e Erdoganit. Shqiperia zero droge mo shoke. Cne ne me droge???
Përgjigju










Komente
Komento