Super Bilbao, Manchester United jashtë Europës, eliminohet dhe PSV

Super Bilbao, Manchester United jashtë Europës, eliminohet dhe PSV
Përkundër parashikimeve, Athletic Bilbao e drejtuar nga trajneri Marcelo Bielsa ka marrë një fitore të merituar ndaj Manchester United, duke i lënë jashtë Europa League. Skuadra spanjolle fitoi 2-1 në shtëpi(ndeshja e parë në Old Trafford 3-2 për Bilbao) dhe tashmë pret e qetë rivalen e shortit.

Pas një pasim të bukur të Amorebietas, në mënyrë fantastike shënoi Fernando Llorente (23’) për epërsinë e Bilbaos. Në pjesën e dytë United është përpjekur që të bëjë ndryshimin, megjithëse këtë nuk e lejoi De Marcos (65’) që shënoi për 2-0 dhe eliminimin e Djajve.

Por Manchester United nuk mbeti pa lënë gjurmë në Spanjë. Sulmuesi më i mirë anglez, Ëayne Rooney shënoi (80’) një eurogol, por që nuk pati ndikim në rezultat, pasi sfida përfundoi me rezultat 2-1. Manchester United eliminohet kështu pas dy ndeshjeve të zhvilluara me rezultat të përgjithshëm 5-3.

PSV Eindhoven ka luftuar gjatë 90 minutave ndaj Valencias por pa rezultat, pasi është eliminuar me barazimin 1-1. Ekipit vendas i duhej të rikuperonte humbjen e parë 4-2 por spanjollët nuk lëshuan pe deri në fund.

Udinese ka qenë ndoshta skuadra më e pafat pasi fitoi 2-1 me AZ Alkmaar dhe pati shumë raste por sërish u eliminua. Di Natale shënoi dy herë për italianët duke barazuar llogaritë, por Folkenberg ishte "plangprishës " i Udineses dhe heroi i AZ Alkmaar. Kualifikim i lehtë për Hannover që mundi 4-0 Standard Liege.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund