Super Bowl, New England
Patriots, “mbretër” të futbollitVD/Performanca e Lady Gaga në Super Bowl

Super Bowl, New England<br />Patriots, “mbretër” të futbollitVD/Performanca e Lady Gaga në Super Bowl
Një natë me plot supriza ishte finalja e futbollit amerikan Super Bowl.

Një fitore historike e pesta për skuadrën e “New England Patriots” të cilët arritën të mundnin “Skifterët e Atlantës”. Jo vetëm sport po një spektakël i vërtetë mbushur me drita, brohoritje dhe një performancë madhështore ofruar nga këngëtarja Lady Gaga. Por ndërsa brenda stadiumit në Teksas festohej, jashtë nuk munguan edhe protestat kundra Trump. 

Një event të tillë madhështor Kreu i Shtëpisë së Bardhë e pa në distancë nga resort i tij në Florida ku dha edhe mesazhin e tij përmes twitter.

“E mrekullueshme fitorja e Patriotëve, jeni fitues uau”, shkroi manjati i cili e kish parashikuar fitoren e mikut të tij Brady.

Ndryshe nga vitet e tjera, edicioni i 2017 ishte i mbushur me një klimë të tensionuar politike ku ekzistonte frika se festa mund të mos kishte një mbyllje të këndshme. Madje dhe vetë Ati i Shenjtë dërgoi një mesazh paqeje dhe solidaritet për super eventin e futbollit amerikan.

”Super Bowl i këtij viti duhet të jetë simbol paqeje, miqësie dhe solidariteti në të gjithë botën” u shpreh Papa Francesku.

Surpriza e mbrëmjes ylli i popit Lady Gaga e cila në mënyrën e saj unike, me lëvizje akrobatike arriti të dhuronte një performancë spektakolare.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos