'Super Hëna', fenomeni më i rrallë i vitit do të shfaqet më 19 shkurt

'Super Hëna', fenomeni më i rrallë i vitit do të shfaqet më 19 shkurt

Foto ilustruese

Hëna më spektakolare e vitit 2019 do të shfaqet këtë të martë në datë 19 shkurt.  Ajo do të shfaqet në qiell shumë më e ndritshme se zakonisht. Ky fenomen do të jetë akoma më i veçantë edhe për faktin se hëna e plotë do të jetë në orbitën e saj më të afërt nga Toka.

Astrofizikanti Gianluca Mas thotë se kjo është një ngjarje e veçantë që nuk duhet humbur.

Largësia e saj nga Toka më datë 19 shkurt përllogaritet të jetë 356,761 kilometra. Ndërkohë që edhe përmasat e saj do të jenë më të mëdha krahasuar me përmasat mesatare.

Hëna më 19 shkurt do të duket 7% më e madhe dhe do të ndriçojë 30% më shumë.

Gianluca Mas shpjegon se ky do të jetë fenomeni i dytë superhënor për vitin 2019 pas atij që përkoi me eklipsin e ndodhur në mes datave 20 dhe 21 Janar.

Ky fenomen i mahnitshëm natyror do të pasohet nga fenomene të tjera astronomike në muajt në vijim.

Një tjetër eklips i Hënës, pjesërisht i dukshëm në Shqipëri, do të ndodhë në 15 korrik të këtij viti si dhe në vitin 2022 (pjesërisht).

Në 11 Nëntor 2019 do të ndodh transiti i Mërkurit përpara Diellit, planeti më i afërt pranë Diellit. Ky fenomen i rrallë ndodhi për herë të fundit para 3 vitesh dhe mund të shihet vetëm me pajisje të posaçme teksa planeti Mërkur do të duket si një pikë e vogël e zezë që kalon para Diellit.(lexo ketu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë