Super Leku ‘fundos’ Euron, po këmbehet me 99.9 lekë! Dollari po këmbehet me 91.4 lekë, paundi humb 0.44 pikë

Ditët kur euro këmbehej me 116 lekë, 120 lekë, 122 apo deri në kohët e arta kur ishte 140 lekë, duken të largëta, e ndoshta nuk do të përsëriten më në tregun valutor. Kjo e hënë e gjen euron më të dobët se kurrë përballë lekut. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro këtë të hënë është këmbyer në treg mesatarisht 99 lekë, duke humbur 0.13 pikë krahasuar me të premten. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar euro është zhvlerësuar me 4%, ndërsa brenda dy vitesh monedha evropiane është afro 16% më e lirë përpara lekut.

Institucionet thonë se shkak për këtë zhvlerësim të euros është sasia e lartë e valutës në treg ndikuar kryesisht prej turizmit e investimeve të huaja, por edhe paraja që vjen nga burimet informale. Zhvlerësimi i euros ka ndikim negativ tek eksportuesit që kostot i kanë në lekë dhe fitimet në euro. Po ashtu dëmton edhe qytetarët që i kanë kursimet në euro, pasi zhvlerësohen kundrejt lekut. Të dëmtuar janë edhe ata qytetar që i kanë të ardhurat në euro, por edhe vetë buxheti i shtetit humb nga ky zhvlerësim sepse gjeneron më pak të ardhura nga doganat.

Ndërsa fitues janë ata që kanë kredi për të shlyer në euro, pasi këstet e tyre bëhen më të lira, fitojnë importuesit pasi paguajnë më pak për mallrat që blejnë. Gjithashtu shteti është fitues, pasi borxhi në valutë automatikisht bëhet më i lirë. Banka e Shqipërisë u bën thirrje bizneseve të përshtaten me “normalitetin e ri”, në kursin e këmbimit dhe të marrin masa për të përballuar me tregun valutor aktual.

Në rënie këtë fillim jave janë edhe valutat e tjera, pasi dollari ka humbur po aq pikë sa edhe euro. Në raport me të premten dollari këmbehet 0.13 lekë më pak ose 91.4 lekë. Paundi britanik po këmbehet me 116.6 lekë, me rënie 0.24% nga e premtja, me 0.44 pikë ka rënë edhe franga zvicerane apo me -0.16 pikë ka rënie jeni japonez. Zhvlerësimi i valutave, e kryesisht i dollarit dhe euros sipas bankës qendrore ka dhënë ndikim pozitiv në inflacion, pasi çmimet e mallrave të importuara janë më të lira.

K.T./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ekonomist: 12/08/2024 18:44

    Super Leku hahaaaa Super paraja e piste dhe ekonomia informale po ..... Super politik monetare nga Gent sejkua per te lar borxhin e Qeveris ne valut manover qe mbulon gropat financiare qe shkaktojn vjedhjet e Ministrive gjat realizimeve te projekteve perkatse .... Super levizje per te levizur gjith depozitate bankare ne valut te shqiptarve ne nje forem tjeter kursimi ,blerje toke e shtepish te oigarket e ndertusit qe i kan çuar çmimet ne stratosfer..... Super levizje e Rames per te mbuluar zullumet e tij nga gjith ky Qarkullim valute e paraje duke mar 23% te Qarkullimit ne buxhetin vjetor te radhes dhe e perdor kete ne paga dhe tendera ne besniket e Saj.... Por!!!!!! KUJDES nga humbsit e kesaj skeme 1 shqiptaret qe i kan te ardhurat ne valut Neser nuk i bjen kursimet ketu ,dhe pushimet nuk po i planifikojn me ketu i kan dhen shenjat kete vite ... 2.Eksportusit kan nderprer prodhimin dhe kan zhvendosur makinerit ne shtete te tjera duke nxjerr njerz pa pune .... 3.Turistet e huaj nuk jan komod me nje euro te dobet ...shume mire shkojn ne nje vend ku euro eshte pa kurs kembimi.... 4 ekonomia shqiptare bilancin inport export e ka Negativ dhe me nje monedh te fort ,nuk besoj se konpanit e huaja nuk da reflektojn ne çmimin ,koston qe u shkaktohet nga kembimi monedhave ...gje qe shkakton rritje te konsumeve baz edhe te rruat leku fort me kosto jetese qe rritet ..... 5.Shtresat vunerabel nuk indeksohen nga ky inflacion e qarkullim monedhash e leksh paga te privati pensionet invalidet etj... Shume shpejt do jemi krenar por te dhjer me kete....shenjat u dhane qe kete vit

    Përgjigju
    • Or tej: 12/08/2024 19:53

      I vetmi shpetim ndoshta mund te jete nqs vendosin Euron si monedhe kombetare or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë