Super pagat, qeveria shtesë 50%
për njerëzit që do bëjnë Vettingun

Super pagat, qeveria shtesë 50%<br />për njerëzit që do bëjnë Vettingun
Qeveria ka miratuar një shtesë prej 50% të pagës për vështirësi pune për anëtarët e Komisioneve të Vettingut, përveç pagës që u njeh ligji.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se vendimi për Komisionet e Vettingut u mor sot nga Këshilli i Ministrave.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për përcaktimin e pagesës shtesë të të gjithë anëtarëve të institucioneve rivlerësimit, duke i akorduar kështu, shumën shtesë në masën 50% të pagesës mujore të përcaktuar me ligj.
 
Qeveria shqiptare, ashtu siç ka premtuar se do të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në aspektin buxhetor dhe atë infrastrukturor, me vendimin e sotëm  konfirmoi edhe njëherë angazhimin e saj serioz. Mbështetja nga ana e qeverisë përsa i përket buxhetit është një detyrim sa kushtetues edhe ligjor, aq sa edhe shprehja e një vullneti të plotë për rritjen e pagesës me  50% më shumë.
 
Me vënien në dispozicion të godinave dhe infrastrukturës, me miratimin e strukturës, si dhe me shtesën e pagës që ju bë sot të gjithë anëtarëve të komisioneve të Vetting-ut, institucionet e reja janë  gati të fillojnë nga procesi, po që  sot.
 
Qeveria shqiptare është shumë e interesuar që procesi i Vetting-ut të nisi sa më parë. Proces për të cilin u punua gjatë për ta dizajnuar dhe për ta miratuar. Proces nga i cili mezi pritet edhe nga qytetarët, që të jap rezultatet  e tij të para.
 
Qeveria për një periudhë tepër të shkurtër arriti të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme, pavarësisht vështirësive ligjore dhe atyre financiare. Por tani mbetet të tregohet nga vetë organet e Vetting-ut vullneti dhe angazhimi për fillimin e këtij procesi
” deklaroi ajo për mediat.

Anëtarët e komisioneve nga 302 mijë lekë të reja në muaj do të marrin 453 mijë lekë, ndërsa këshilltarët juridikë dhe financiarë të komisionerëve të vettingut do përfitojnë rreth 80% të pagës së titullarëve. 

Struktura e organeve të vettingut:
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, 37 punonjës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, 50 punonjës
Komisioneri Publik, 26 punonjës

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve