Gennaro Gattuso nuk është më trajner i Italisë, por polemikat pas humbjes kundër Bosnje Hercegovinës nuk kanë mbaruar ende. Pas performancës së shkëlqyer të Matteo Ruggerit në Champions League kundër Barçës, disa tifozë të Italisë në rrjetet sociale pyetën veten pse mbrojtësi i majtë i Atletico Madridit nuk u thirr as për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës.

Interneti nuk e ka falur trajnerin kalabrez për atë që ata e quajnë një vendim "të çmendur"; ndërsa Ruggeri po tregonte performanca të shkëlqyera kundër Yamal, Italia kishte dështuar tashmë në Bosnje, duke mos pasur asnjë opsion taktik të zbatueshëm.


Lajmi kryesor:

Champions League/ 'Hakmerret' Atletico Madridi, fiton 0-2 kundër Barcelonës në aktin e parë! PSG likuidon 2-0 Liverpoolin (GOLAT)