Super Strakosha,por finalja e Kupës
së Italisë është Milan-Juventus

Super Strakosha,por finalja e Kupës<br />së Italisë është Milan-Juventus<br>
Milan-Juventus do të jetë finalja e Kupës së Italisë për këtë edicion. Milani eliminoi Lazion në gjysmëfinalen e kthimit pas gjuajtjes së penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën pa gola ashtu si në Milano. Djemtë e Gattusos triumfuan 5-4 me penallti duke u kualifikuar për në finale e madhe.

Fantastik ishte nga portieri i Kombëtares Tomas Strakosha i cili e bëri detyrën e tij duke pritur dy penallti po aq sa Donarumma por kjo nuk mjaftoi për Lazion. Vendimtare ishin humbja e penalltisë nga Luiz Felipe ndërsa Romagnoli shënoi penalltinë fituese.

Më herët ishte Juventusi që siguroi për herë të katërt radhazi finalen e Kupës së Italisë. Pasi e kishte mundur në Bergamo 1-0 Juventusi e mundi Atalantën me po të njëjtin rezultat edhe në Torino. Etrit Berishën e mundi Miralem Pjanic nga njëmbëdhjetë metrat.

Në La Liga po shpërthen Antuan Griezmann. 4 gola të francezit kanë vlejtur që Atletico Madrid të mundë 4-0 Leganes dhe të shkojë momentalisht -4 nga Barcelona kryesuese me të cilën do të përballet të dielën. Griezmann të dielën i shënoi tre gola Sevillas por kalon parashikimet dhe Leganesit i shënon 4 të tillë në minutat 26,35 ,56 dhe 67. Me 7 gola në 3 ditë Griezmann i jep një sinjal të qartë Barcelonës se për titullin është në garë edhe Atletico.

Në javën e 26-të të La Ligas është rikthyer tek fitorja Sevilla që ka mundur 1-0 në transfertë Malagan me golin e Correa.Në ndeshjet e tjera Eibar mundi 1-0 Villarealin, Getafe mposhti 3-0 Deportivon ndërsa në barazim përfundoi Athletic Bilbao-Valencia. Sonte luhen tre ndeshjet e fundit ku spikat Las Palmas-Barcelona.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron