Real Madrid kundër Interit, që luhet të martën në nisje të sezonit të ri të Champions League, është gjithashtu përballja e José Mourinhos me të kaluarën e tij. Trajneri portugez bëri histori në Milano duke fituar tripletën 16 vjet më parë, duke kulmuar me ngritjen në qiell të titullit të Ligës së Kampionëve në Bernabeu: "Sot është stadiumi i shtëpisë, por përtej kësaj do të jetë gjithmonë stadiumi im dhe është ikonik për Interin. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne në këtë garë. Ka kaq shumë ndeshje dhe shpresoj ta shoh përsëri Interin më vonë. Zikaltërit janë një ekip i shkëlqyer dhe mund të luajnë me sy mbyllur."
Gjithashtu në ekipin legjendar ishte edhe Christian Chivu. Tani trajneri i zikaltërve dhe kundërshtari i nesërm i ‘Special One’: "Ai ishte lojtar i imi, punuam së bashku. Përjetuam kaq shumë gjëra së bashku, për mirë e për keq." Disa muaj më parë, megjithatë, trajneri rumun u ndje i sulmuar nga një koment i Mourinhos, aq sa e quajti atë "zhurma e miqve", duke përdorur një gjysmë-citat të portugezit. ‘Special One’ kritikoi ish-lojtarët të cilët emërohen menjëherë në bankinat e klubeve të mëdha: “Me kë fole për të zbuluar se kam një marrëdhënie të keqe me Chivu-n? Me kë fole në telefon dje? (pyet me ironi Mourinho gazetarin) Do të them se kur kam folur me të? Nuk ka asgjë për të sqaruar mes nesh. Kemi pasur shumë kontakte kur unë isha te Roma dhe ai stërviste Primavera-n e Interit. Rrallë kam parë e takuar lojtarë me këtë pasion për këtë punë kaq të vështirë. Gjithmonë e kam kuptuar se ai me të vërtetë donte të bëhej një trajner i madh", tha Mourinho për Chivu-n. "Një ndeshje e veçantë kundër Interit? Tani për tani, po, pas ndeshjes, po, por gjatë ndeshjes, jo. Do të jetë si të tjerat: duam të fitojmë."
Më pas, Mourinho vazhdoi të fliste për lojtarët e tij, duke filluar me Bellingham, i cili duket i rilindur që nga mbërritja e portugezit në Madrid: "A është përmirësuar ai nën drejtimin tim dhe në pozicionin e tij të ri? Gjëja e rëndësishme është që lojtarët të ndihen rehat. Ajo që ata mendojnë është më e rëndësishme sesa ajo që ju mendoni se është e drejtë. Pastaj ka situata ku duhet t'i bindni të bëjnë gjëra me të cilat ndihen më pak rehat."
Real Madridi kundër Interit do të jetë gjithashtu një betejë Lautaro-Mbappé: "Ata janë të ndryshëm, të dy janë shumë të rëndësishëm për ekipet e tyre. Nesër, edhe pse kemi tre lojtarë të pezulluar, do të luajmë 11 kundër 11. Do të jetë e vështirë për ne në mesfushë, ndoshta një italian e ka hartuar orarin (qesh)... Alexander-Arnold: një zgjidhje e mundshme? Kemi tre, katër, pesë mundësi për t'i zëvendësuar ata. Mund të flas shumë hapur, por në fund, nuk do t'ju them asgjë,"-u shpreh Mourinho me një buzëqeshje.
Ndër të tjera Mourinho evidentoi që e vlerëson Interin e këtyre viteve, por shprehu habi se si kjo skuadër nuk ka arritur të fitojë Champions League. Sipas tij Chivu po vazhdon një punë mjaft të mirë të nisur nga Conte e të vijuar më pas nga Inzaghi dhe Chivu.





Komente
Komento