Superfesta e 'Big Market', zgjerohet në 120 pika rrjeti i supermarketeve

Rrejti i supermarketeve lider në Shqipëri “Big Market” e ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.

Festat e fundvitit e gjejnë rrjetin e “Big Market” duke festuar edhe hapjen e marketit të 120 në Shqipëri. I njohur si një nga rrjetët e supermarketeve më të mëdha dhe lider në Shqipëri ditën e dejshme u mbajt mbrëmja festive e drejtuar nga dy moderatorët e njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ku kanë marrë pjesë të ftuar të ndryshëm special si: Valbona Selimllari, Vellezerit korçare, këngëtarja Rovena ibrahimi, Cirku i Tiranes, Rezart Veleshaj .

Në ceremoninë e organizuar në mjediset e City Park, ish presidenti dhe themeluesi i Big Market, Vullnet Sinaj, ka përshëndetur 1840 punonjësit e Big Market ndërsa u ka uruar të gjithëve suksese. 

Tashmë prej 18 vitesh, falë drejtimit vizionar të themeluesit Vullnet Sinaj dhe një pune të madhe të të gjithë partnerëve e stafit të tij, Big Market ka arritur të zgjeroje aktivitetin në të gjithë Shqiperinë.  Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron mbi 1840 markete, 99 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme.

“Mirëmbrëma të gjithëve, mirëmbrëma të ftuar dhe miq të nderuar. Kjo darkë është e vecantë sepse ka disa gjëra që e dallojnë nga herët e tjera. Sot kjo natë është e veçantë sepse edhe ky i yni është një bashkim i veçantë.  Unë kam shumë fjalë në zemrën time për këtë kompani dhe për këtë mbrëmje. Nuk mund t’i them të gjitha por dua të them vetëm se ju më mungoni, përditë në punën time , pasi kam dy vjet që jam larguar nga kompania. Unë jam krenar për këtë kompani bashkë me Ilirin si president dhe akioner të tjerë të kompanisë , pasi kjo kompani ka një të veçantë të madhe pasi ka bashkuar të gjithë shqiptarët, të gjithë së bashku pas asnjë dallim në politikë , në fe dhe  pa asnjë dallim në krahinë dhe unë uroj që kështu të jetë e gjithë Shqipëria, siç është supermarketi. Edhe unë kam qenë dikur emigrant ashtu siç shumica prej jush mund të kenë shkuar.  Nuk e di sa e dini po edhe unë kam ikur nga Shqipëria në vitet 90. Në atë kohë isha në Kalabri. Ndaj dua të them se duhet ta duam të gjithë këtë vend, pasi ashtu siç kemi ndërtuar familjen e madhe Big Market ashtu duhet të punojmë për të ndërtuar të gjithë Shqipërinë ,sepse asnjë më mirë se ne nuk mund ta ndërtojë këtë vend, jemi ne që duhet të punojmë për ta ndërtuar atë.  Dua t’u uroj gëzuar Vitin e Ri. Jo 1800 por 2800 u bëfshim vitin tjetër. Urime të gjithëve.  Suksese për vitin 2019.

Vullnet Sinaj, themelues dhe ishpresidenti i "Big Market"

Mbrëmja u zhvillua në Citypark, ku janë ndarë 50 çmime nga 10.000 lekë. Gjithashtu gjatë kësaj nate festive është organizuar dhe një konkurs missi.Pasi u zhvillua parada e miseve ku morën pjesë 100 vajza pjesëmarrëse, u ndanë dhe tre çmime me nga  30,000,  20.000 dhe 10.000 lekë, të cilat u vlerësuan nga ish missi Valbona Selimllari. Në datë 1 dhjetor, në qendrën tregtare të City Park, u hap edhe hipermarketi i parë i rrjetit Big Market, ku në një vend të vetëm, mund të gjeni gjithçka.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë