Superhëna e parë për këtë dekadë do të ndriçojë qiellin këtë fundjavë, ja kur mund ta shihni ‘Hënën e Dëborës’

Superhëna e parë për këtë dekadë do të ndriçojë qiellin këtë fundjavë, ja kur mund ta shihni ‘Hënën e Dëborës’

Një Hënë e plotë Dëbore (full Snow Moon) do të ndriçojë qiellin këtë fundjavë, duke shënuar kështu superhënën e parë për këtë dekadë. Ajo është e para nga katër superhëna të tilla që pritet të ndodhin në vitin 2020, dhe pritet të jetë më e madhja dhe më e ndritura e vitit. Njerëzit në të gjithë botën do të jenë në gjendje të dëshmojnë fenomenin e madh të kësaj superhëne, ditën e dielë më 9 shkurt.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Hëna e Dëborës është ngritur në qiell rreth orës 15:50 me orën lokale këtë të shtunë, 8 Shkurt dhe do të jetë e dukshme gjatë gjithë natës deri në 07:55 të dielën, përpara se të ngrihet përsëri në 17:15.

Koha më e mirë për të parë Hënën e Dëborës me gjithë lavdinë e saj thuhet se do të jetë të dielën në orën 07:33 me orën lokale. Hëna do të shfaqet e plotë për rreth tre ditë, nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes, duke e bërë këtë një fundjavë të plotë të Hënës. Sidoqoftë, ardhja e Stuhisë Ciara mund të ndikojë në kushtet e shikimit për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi metereologët kanë parashikuar re dhe shi në të gjithë pjesën e vendit të dielën në mëngjes. Kjo superhënë cilësohet si Hëna e Dëborës sepse tradicionalisht përkon me reshje të mëdha dëbore.

Superhëna tjetër pas kësaj ngjarje do të jetë një Hënë Worm më 9 Mars. Ky supermoon ekuinoks quhet Hëna e Krimbit sepse përkon me krimbat e tokës që dalin nga shkrirja e tokës në veri.

Çfarë është një supermoon?

Një supermoon shfaqet kur një hënë e plotë rreshtohet me pikën më të afërt me Tokën gjatë orbitës së saj eliptike. Gjatë kësaj kohe ajo duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se zakonisht. Ishte Richard Nolle ai i cili p[ërcaktojë superhënën e parë në 1979, term ky i cili tashmë është bërë i përdorur gjerësisht.

Astrologu shpjegoi se fenomeni është "një hënë e re ose e plotë që ndodh në momentin kur Hëna është në ose afër qasjes së saj më të afërt me Tokën gjatë rrotullimit të saj". Bazuar në teorinë e Nolle, Hëna do të duhej të ishte rreth 226 mijë milje larg nga Toka për t'u konsideruar "super". Për shkak të afërsisë së saj relativisht të ngushtë me Tokën, sipërfaqja e trupit qiellor shfaqet shumë më e madhe gjatë superhënës.

Këtu janë disa nga fazat më interesante të hënës dhe kur t'i shihni ato:

Një Hënë e Kaltër i referohet rastit kur një hënë e plotë shfaqet për herë të dytë në të njëjtin muaj, kjo është shumë e rrallë dhe Hëna tjetër Blu duhet të ndodhë në Halloween në vitin 2020.

Hëna e të korrave shfaqet rreth kohës së ekuinoks vjeshtak kur fermerët kanë tendencë për të bërë korrjet kryesore të kulturave të tyre bujqësore.

Një Superhënë shfaqet kur është në pikën më të afërt me Tokën, prandaj është edhe më e ndritshmja. Superhëna tjetër pritet të shfaqet në shtator.

Një Hënë e Gjakut ndodh gjatë një eklipsi total hënor, e ardhmja duhet të ndodhë në maj të vitit 2020. Çdo muaj i vitit në të vërtetë ka fenomenin e saj të veçantë të Hënës së plotë, dhe ato janë si më poshtë:

Janar: Wolf Moon

Shkurt: Hëna e dëborës (Snow Moon)

Mars: Hëna e krimbit (Worm Moon)

Prill: Hëna Rozë (Pink Moon)

Maj: Hëna e Luleve (Flower Moon)

Qershor: Hëna e Luleshtrydheve (Strawberry Moon)

Korrik: Hëna e drerëve (Buck Moon), është quajtur ndryshe edhe si Hëna e Rrufesë, ose Hëna e të Korrave apo Hëna e Bimëve

Gusht: Hëna Sturgeon (Sturgeon Moon), është edhe e njohur si Hëna e Misrit të Gjelbërt, Hëna e Kuqe dhe Hëna e Grurit

Shtator: Hëna e plotë e misrit (Full Corn Moon)

Tetor: Hëna e gjahtarit (Hunter's Moon)

Nëntor: Hëna e kastorëve (Beaver Moon), është quajtur e tillë pasi u jepte kohë të dy palëve: si kolonizatorëve edhe Algonquin-ëve (pra fiset indiane të Amerikës së Veriut që jetonin në thellësi të pyjeve), që të ngrinin çarqet (kurthet) për kapjen e kastorëve në nëntorë me qëllim përdorimin e gëzofit të tyre si veshje për tu mbrojtur nga dimri.

Dhjetor: Hëna e Ftohtë (Cold Moon).

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët