Superiore, Tirana paguan borxhin
eviton përjashtimin nga Europa

Superiore, Tirana paguan borxhin<br />eviton përjashtimin nga Europa
Tirana eviton përjashtimin nga kupat e Europës. Klubi bardheblu realizoi pagesën në vlerën e 10 mijë eurove për Lek Kçirën, duke larguar rrezikun e ndëshkimit nga UEFA për shkak të borxheve të prapambetura.

Kryeqytetasit dorëzuan në Federatën e Futbollit mandat pagesën për shifrën që i detyroheshin ish-lojtarit të tyre, prej sezonit 2008-2009, që është edhe viti i fundit kur skuadra u shpall kampione.

Mbrojtësi shqiptaro-kroat kishte përfituar vetëm një të tretën e pagesës nga klubi, ndërsa pjesa tjetër e detyrimit ishte lënë në harresë dhe doli sërish në pah vetëm pasi UEFA dorëzoi në zyrat e FSHF-së ultimatumin se nëse lojtari nuk do të shlyhej deri më 31 Janar, atëherë Tirana do të përjashtohej për dy vjet nga pjesëmarrja në kupat e Europës.

Bardheblutë evituan më të keqen, pavarësisht se edhe në këtë sezon e shohin veten në pozita aspak komode. Vetëm pak ditë më parë, Tiranës iu bllokuan të gjitha afrimet gjatë merkatos së dimrit, për shkak të detyrimeve ndaj ish-lojtarit të tyre, bullgarit Kavdanski.

Një goditje e madhe për klubin që gjatë pauzës së kampionatit largoi pesë futbollistë, mes të cilëve Gjergji Muzakën dhe Erjon Vucaj, ndërsa më pas nuk kishte mundësinë të plotësonte kontingjentin, ku prej bllokimit të merkatos sfumoi edhe rikthimi i bujshëm i Elis Bakajt.

Teuta siguron shërbimet e Eko Barine
Teuta nuk ndalet në këtë merkato dimërore, duke bërë edhe një goditje të fundit përpara mbylljes së saj. Skuadra durrsake ka firmosur deri në fund të sezonit me sulmuesin e talentuar Eko Barine.

Nigeriani 19-vjecar transferohet te ekipi i drejtuar nga Gugash Magani në formë huazimi nga Skënderbeu dhe pritet të jetë një element shumë i vlefshëm për Teutën në 17 javët e mbetura të kampionatit. Eko Barine u transferua te Skënderbeu përpara disa ditësh nga skuadra e Cetinkayas që luan në kampionatin e Qipros turke. Me këtë skuadër, 19-vjecari realizoi 8 gola në fazën e parë duke spikatuar me talentin dhe sidomos me saktësinë e tij përpara portës.

Eko Barine përvec se është një lojtar shumë potent, është shumë teknik dhe ka një goditje të fortë. Me afrimin e nigerianit, Teuta kompleton edhe repartin e sulmit. Pas Gerhard Prognit dhe Bojan Markovic, Eko Barine është përforcimi i radhës për Teutën në merkaton e dimrit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos