Fitorja me Elbasanin 2-0 rikthen qetësinë në ekipin e Flamurtarit pas humbjes në Shkodër dhe rezultateve negative në fazën e dytë. 

Fitorja e shkëput 4 pikë Flamurtarin nga ndjekësi më i afërt, Vllaznia, ndërsa Elbasani mbetet në fund me 6 pikë.

Golat për ekipin e Flamurtarit u shënuan nga Mendez 46’ dhe Abilaliaj 81’.

Pas ndeshjes trajneri i ekipi kuqezi, Manella u shpreh i kënaqur me ekipin që u rikthye te fitorja, ndërsa kërkoi maksimumin në ndeshjet në vijim për të rifituar pikët e humbura.



d.b/shqiptarja.com