Superiorja, java e 14 hapet me sfidën
Apolonia- Vllaznia,  luhet mbijetesa

Superiorja, java e 14 hapet me sfidën<br />Apolonia- Vllaznia,  luhet mbijetesa
Java e 14 e kampionatit kombëtar të futbollit hapet me ndeshjen Apolonia – Vllaznia sot në orën 17:00 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Të dy ekipet ndodhen në pozicion shumë delikat dhe do të kërkojnë 3 pikët me cdo kusht. Trajneri i ekipit të Vllaznisë, Raineri në prag të ndeshjes me Apoloninë vlerëson kundërshtarin pavarësisht pozicionit në renditje.

“Apolonia ka një ekip simpatik, që ka vendosur në vështirësi edhe pretendentët për titullin kampion. Kërkoj përqendrim nga ekipi. Ne do të shkojmë për fitore” deklaron ai. Vllaznia vjen me moralin lart, pasi javën e parë mundi Flamurtarin në Shkodër 1-0 duke festuar rikthimin e tifozëve. Klubi shkodran ka vendosur një premio 10 mln lekë nëse pas dy ndeshjeve në vijim me Apoloninë dhe Elbasanin bilanci është 6 pikë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!