Policia e Elbasanit nuk merr përsipër zhvillimin e ndeshjes Tirana-Flamurtari, pasi janë lajmëruar me vonesë për mbarëvajtjen e aktivitetit. Ndeshja Tirana-Flamurtari ishte caktuar të luhej të premten në orën 18:00 në "Elbasan Arena".

Por drejtuesit e policisë së Elbasanit shprehen se janë lajmëruar me shumë vonesë për ndeshjen, vetëm një ditë përpara, ndërsa në rregullore duhet që të vendosen në dijeni të paktën 3 ditë përpara.

Tashmë sfida e parashikuar që të zhvillohej  të premten në Elbasan mund të shtyhet për ditën e diel dhe të zhvillohet në Durrës, ose në një fushë tjetër që mund të jetë Fieri ose Lushnja, pasi stadiumet e kryeqytetit janë ende në proces.



d.b/shqiptarja.com