Rinis pas pushimeve kampionati shqiptar i futbollit. Të gjitha ndeshjet po zhvillohen ditën e sotme për shkak se nesër opozita do të zhvillojë protestën kundër qeverisë. Në tre ndeshjet e para që janë zhvilluar në mesditë, Skënderbeu ka humbur në Gjirokastër ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-0.

Teuta ka humbur dy pikë shumë të rëndësishme përballë Lushnjes në një barazim 2-2 në shtëpi, ndërsa Kamza mundi Laçin 3-1. Flamurtari-Partizani dhe Vllaznia-Kukësi do të luajnë në orën 17:00 për të mbyllur javën. 

d.b/shqiptarja.com