Superiorja, Skënderbeu mposht 
Tiranën, X për Kukësin e Partizanin

Superiorja, Skënderbeu mposht <br />Tiranën, X për Kukësin e Partizanin
Skënderbeu fiton superndeshjen e javës së 16-të ndaj Tiranës.

Në Korçë vendasit fitojnë pastër 2-0 duke u rikthyer tek fitorja dhe golat.Ndërsa për kryeqytetasit tashmë mund të flitet edhe për një mini krizë pasi në ndeshjet e fundit nuk kanë arritur rezultate. Kampionët në fuqi kanë shënuar nga një gol për çdo pjesë me Hamdi Salihin dhe Liridon Latifin.

Skënderbeu ngjitet në kuotën e 32 pikëve po aq sa edhe Kukësi që u surprizua nga Korabi.

Në “Zeqir Ymeri” Korabi luante si vendas dhe e ndali Kukësin në një barazim 1-1. Pavarësisht këtij hapi fals Kukësi vijon të qëndrojë në krye me pikë të barabarta me Skënderbeun.

Partizani barazon në Vlorë me Flamurtarin 1-1. Golat u shënuan nga Batha në pjesën e parë dhe Danilo Alvesh për vlonjatët barazoi në pjesën e dytë.Të kuqtë grumbullojnë 29 pikë pas 16 javësh dhe mbajnë vendin e tretë në renditje.

Laçi arrin një fitore jetike 1-0 me Vllazninë ndërsa Luftëtari vijon të surprizojë duke mposhtur edhe Teutën në Gjirokastër 1-0.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid