Superkupa e Gjermanisë shkon në Mynih! Bayerni shumë i fortë për Dortmundin, përfundon 3-1 me një dygolësh të Levandovskit

Trofeu i parë i sezonit në Gjermani i shkon Bayernit të Mynihut që mundi me rezultatin 3-1 Borusian e Dortmundit. Kampionët e gjermanisë ishin superior duke e dominuar lojën që nga minutata e para të ndeshjes. Dortmundi krijoi pak për të meritur këtë trofe. Ndërkohë që deciziv ishin dhe gabimet e mbrojtësve të Borusias që u dhuruan bavarezëve disa raste për gol.

Golat u shënuan 2 nga Levandovski dhe një nga Tomas Myler për Bayernin ndërkohë që golin e vetëm për Borusian e shënoi Marko Rois. Ndërkohë mungesa e madhe e ndeshjes ishte talenti norvegjez i Dortmundit, Haland i cili edhe pse ishte në fushë për 90 minuta nuk bëri asgjë për të ndryshuar fatin e trofeut që shkoi në Mynih. Haland u duk edhe paksa nervoz gjatë lojës pasi shokët e skuadrës nuk e vunë asnjëherë në pozitë të përshtatshme për të shënuar. Ky është dhe trofeu i parë për trajnerin e ri të Bayernit Nagelsman.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja