Superkupa e Italisë, Milani me fat
nga penalltitë, i merr trofeun Juves

Superkupa e Italisë, Milani me fat<br />nga penalltitë, i merr trofeun Juves
Milanit i ka buzëqeshur fati nga ekzekutimi i penalltive duke i rrëmbyer Juventusit trofeun e Superkupës së Italisë. 

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:1, ndërsa penalltitë i fitoi Milani me rezultat 4:3.

Juventusi në minutën e 18’ kaloi në epërsi duke shënuar nëpërmjet Giorge Chiellinit.

20 minuta më vonë, Milani barazoi në 1:1 me anë të Bonaventura.

Me rezultat 1:1 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Rezultati i njëjtë ishte edhe në pjesën e dytë, duke bërë që ndeshja të shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Fitues nuk sollën as vazhdimet, dhe ndeshja shkoi në penallti.

Pas penalltive, ishte Milani që u tregua skuadër më e suksesshme, duke shënuar katër herë, kundrejt Juventusit që shënoi tre herë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime