Një histori frymëzuese është ajo e 5 vjeçarit shqiptar në Itali, Mattia Mehdihoxha. Vogëlushi edhe pse nuk shkon ende në shkollë, di të lexojë, aq sa vitin e fundit kërkoi të huazonte 125 libra nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte në Montemurlo të Italisë duke u vlerësuar me çmimin “lexuesi i vitit”.
Mirënjohja iu dha të shtunën e kaluar në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Bashkia Montemurlo që më pas ka dhënë detaje në profilin e saj në Facebook. Mattia mori një libër të tijin të firmosur nga këshilltari komunal për kulturën Giuseppe Forastiero.
Të dhënat në lidhje me 5 vjeçarin janë befasuese duke qenë se mesatarisht ka lexuar 2 libra në javë, shifra të pabesueshme për një fëmijë që ende nuk ka shkuar në shkollë.
"La Repubblica" dhe media të tjera prestigjoze i kanë kushtuar artikuj 5 vjeçarit shqiptar.
BRAVO LUM FAMILJA QË E KA,POR KUJDES LËRENI DHE TË LUAJ.
Përgjigju