Superliga shqiptare e futbollit mbylli të dielën raundin e 32-të. Kur kanë mbetur edhe katër sfida nga fundi i sezonit të rregullt, AF Elbasani i është bashkuar Vllaznisë si dy skuadrat e para që e kanë siguruar matematikisht një vend në 'Final 4', mini-turneun që do përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë për këtë sezon.
Të dielën gjithçka u mbyll me barazimin 1-1 mes Partizanit dhe Bylisit. Miqtë nga Ballshi kaluan në epërsi pas dy minutave lojë me golin e Guilherme Buranellit, para se 'Demat e Kuq' të barazonin me 11 metërshin e kthyer në gol nga Vusal Isgandarli. Për më shumë se 35 minuta Partizani luajti me dhjetë vetë pas daljes me karton të kuq të Redon Ismailit. Me këtë pikë të kuqtë mbeten në garë për një vend në 'Final 4', teksa kanë rival direkt Dinamon, ndërsa raundi i 33-të ka rezervuar sfidën derbi kundër Tiranës. Nga ana tjetër Bylisi garon për mbijetesën.
Në duelet e tjera të këtij raundi, Dinamo barazoi 1-1 kundër Tiranës, AF Elbasani përmbysi 1-2 Teutën, Flamurtari befasoi duke mposhtur 0-2 Egnatian kampione në fuqi, ndërsa Vora dhe Vllaznia u ndanë me rrjeta të paprekura.
Superliga, raundi i 32-të:
E shtunë, 18 prill 2026
Dinamo 1-1 Tirana
Teuta 1-2 AF Elbasani
Egnatia 0-2 Flamurtari
Vora 0-0 Vllaznia
E diel, 19 prill 2026
Partizani 1-1 Bylis
Renditja:
Komente








