Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë javën e 19-të dhe të parën për fazën e tretë. Gjithçka nis të diel në orën 13:00, teksa do zhvillohen dy duele. Kukësi pret kampionët në fuqi të Tiranës, ndërsa në "Adush Muça" luhet Bylis - Kastrioti.

Të hënë në 30 janar zhvillohen tre duele. Në 13:00 luhet Laçi - Teuta, ndrërsa dy ndeshjet e tjera luhen në 19:00. Të programuara për në orar të ndryshëm, pas kërkesës së klubeve FSHF ka spostuar takimet. Kështu, në 19:00 Partizani pret Egnatian në "Kompleksin Partizani", ndërsa në "Niko Dovana" luhet Erzeni - Vllaznia.

Superliga - java 19-të:

E diel, 29 janar 2023

13:00 Kukësi - Tirana

13:00 Bylis - Kastrioti

E hënë, 30 janar 2023

13:00 Laçi - Teuta

19:00 Partizani - Egnatia

19:00 Erzeni - Vllaznia

Renditja: