/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Eliton Demiraj nuk është më timonjeri i Apollonisë së Fierit dhe kjo vjen pas humbjes ndaj Vllaznisë në Fier ditën e shtunë në kuadër të javë së 13-të të superligës shqiptare të futbollit

Lajmi bëhet i ditur nga vetë 35-vjeçari që ka dhënë dorëheqjen këtë të hënë në mbrëmje për shkak të rezultateve jo të mira të arritura në këto 14-të javët e para të superiores. Mëngjesin e sotë është konkluduar me një shtrëngim duarsh mardhënia mes teknikut dhe klubit fierak, i cili ka pranuar dorëheqjen e teknikut në fjalë.

Demiraj ka marrë drejtimin e Apollonisë në nëntor të vitit 2012 dhe pikërisht pas 2 vitesh, ai dorëzon pankinë e bardhëjeshilëve. Demiraj në 14-të javë superiores arriti të grumbulloi 8 pikë me fierakët, 2 fitore, 2 barazime dhe më pas 10-të humbje, duke u renditur në vendin e parafundit, 2 pikë më shumë se Elbasani dhe 5 pikë më pak se Teuta e vendit të 9-të. Me këtë rendiment Apolonia po shkon drejt rënies nga kategoria, prandaj dhe Demiraj për t'i dhënë oksigjen skuadrës vendosi të largohet.Tashmë të gjithë sytë nga klubi i cili pritet të zbardh emrin e trajnerit të ri, edhe pse sot skuadra do të stërvitet me zv/trajnerin e saj.

Demiraj është i 4-ti trajner që largohet në kategorinë superiore. I pari në listë që ka lënë detyrën është Ilirjan File, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Elbasanit pas humbjes së rëndë në javën e tretë 1-5 me Teutën. Pas Files ishte rradha e teknikut të Vlorës, Ernest Gjoka i cili u shkarkuar për shkak të rezultateve negative të arritura nën drejtimin e tij. Në të 13 Hasan Lika shkarkohet nga drejtimi i Teutës pas humbjes në Laç 0-3, por mbi të gjitha në supet e trajnerit të djemve të detit rëndonte eleminimi nga Kupa e Shqipërisë, në përballjen dyshe me Apoloninë dhe tashmë janë pikërisht fierakët që bëjnë rokadën në pankinë.