ATSH-Arbi Fortuzi/-. Java e 13-të e superligës shqiptare të futbollit e luajtur në këtë fundjavë ka dhuruar një sasi rekord golash, 17 të tillë në 5-së takime, ku 11 prej tyre janë shënuar në 2 ndeshje. Po ashtu gjatë kësaj jave janë regjistruar katër fitore vendase dhe vetëm një fitore e skuadrave udhëtuese, Tirana në Elbasan.
Gjatë kësaj jave u regjistruan 2 dygolësha. Bylybkashi përballë Tiranës dhe Progni përballë Apolonisë. Po ashtu u regjistrua edhe një tregolësh, nga Martens në "shthurjen", që Skënderbeu i rezervoi Apolonisë në Korçë. Ndeshja me më shumë gola ishte ajo e juglindjes, ku kampionët e Shqipërisë mundëm me rezultatin 6-0 Apoloninë. Ndeshja më spektakolare ajo e Elbasanit ku Tirana përmbysi avantazhin e dyfishtë të vendasve, duke shënuar tre gola. Për t'u vlerësuar është fitorja e Laçit përballë Teutës, që tashmë është në rënie të lirë. Ndërsa Vllaznia u khtye tek fitorja pas 7 javëve pa sukses.
 
Klasifikimi: Tirana 28 pikë, Skënderbeu 27 pikë, Kukësi 25 pikë, Laçi 19 pikë, Flamurtari 15 Pikë, Teuta 13 pikë, Vllaznia 11 pikë, Apolonia 8 pikë dhe Elbasani 6 pikë. Java e 14-të: Apolonia-Vllaznia, Kukësi-Skënderbeu, Flamurtari-Elbasani, Tirana-Laçi, Teuta-Partizani.
Java 13, rezultate
ELBASANI-TIRANA   2-3
Golat: Bylykbashi 19?, 22? (pen) / G.Muca 26?, Bakaj 31?, Ndikumana 90+2?
PARTIZANI-KUKËSI  2-0
Golat: Ibrahimi 13?, Nexhipi 33?
LAÇI-TEUTA  3-0
Golat: Memelli 24?, Cetkovic 25?, Ofeje 78?
SKËNDERBEU-APOLONIA   6-0
Golat: Progni 1?, 87?, Shkembi 27 (pen), Martins 47?, 68?, 77?
VLLAZNIA-FLAMURTARI   1-0/ goli:Hajdari 8
Java 14-të, programi:
Apolonia-Vllaznia
Tirana-Laçi
Kukësi-Skënderbeu
Flamurtari-Elbasani
Teuta-Partizani