Superliga shqiptare e futbollit vijon sot me raundin e 21-të. Duke nisur nga ora 13:30 te tri pikët doli KF Tirana, ndërsa Teuta dhe Vora barazuan 1-1. Bardheblutë e Nuhiut mposhtën 1-0 Flamurtarin në sfidën e mbijetesës dhe ndezin shpresat për shpëtimin e sezonit, ndërsa Teuta barazoi 1-1 në Vorë në një sfidë që u mbyll pas 106 minutash lojë dhe protestave. Ky raund mbyllet sot me ndeshjen AF Elbasani - Dinamo që nis në orën 16:30 në "Elbasan Arena".

Në "Selman Stërmasi" KF Tirana mposhti 1-0 Flamurtarin me golin e Myslovic në minutën e 77-të. Afrimi i kësaj merkatoje ka rezultuar i goditur për bardheblutë që marrin tri pikë shumë jetike në garën për mbijetesën, por sërish mbeten në vendin e fundit, tanimë vetëm një pikë pas Flamurtarit dhe dy pas Bylisit. Ndeshja në "Selman Stërmasi" nisi me një minutë heshtje dhe homazhe në nderim të Irinës, vajzës 10-vjeçare të futbollistit të Tiranës, Freddy Alvarez, e cila u nda tragjikisht nga jeta dje pas një incidenti në banesë. Myslovic ia dedikoi asaj golin e fitores së Tiranës.

Në stadiumin e Vorës, Teuta barazoi 1-1 kundër vendasve. Kasalla kaloi fillimisht Vorën në epërsi pas 26 minutave lojë, ndërsa fundi ishte dramatik. Një penallti e dhënë në favor të Teutës në minutën e 90-të nga arbitri Olsid Ferataj solli protestën e futbollistëve të Vorës dhe më pas braktisjen e ndeshjes për disa minuta nga ana e tyre. Pas rikthimit në fushë ishte Xhoele Macolli që vendosi barazimin 1-1 në këtë duel i cili zgjati 106 minuta.

Superliga, raundi 21:

E shtunë, 24 janar 2026

13:30 Bylis 2-2 Egnatia

16:30 Vllaznia 1-0 Partizani

E diel, 25 janar 2026

13:30 Tirana 1-0 Flamurtari

13:30 Teuta 1-1 Vora (u luajt në Vorë)

16:30 AF Elbasani - Dinamo

Renditja: