Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt, Vllaznia është skuadra e parë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4” e Superligës.
Skuadra shkodrane kryeson renditjen me 59 pikë, duke krijuar një diferencë prej 15 pikësh nga Dinamo dhe Partizani, ndërsa ka edhe golaverazh më të mirë në ndeshjet direkte ndaj tyre.
Pas Vllaznisë në renditje vijnë Egnatia me 54 pikë dhe AF Elbasani me 53 pikë, ndërsa Dinamo dhe Partizani ndjekin me nga 44 pikë.
AF Elbasani dhe Partizani kanë një ndeshje më pak dhe do të përballen mes tyre sot në orën 19:00.
Kujtojmë se katër ekipet e renditura në 'Final 4' pas sezonit të rregullt, do zhvillojnë një mini-turne në 'Air Albania' dhe në bazë të pikëve të grumbulluara do vendoset kampioni i Shqipërisë për këtë sezon.
Komente







