Superliga, Kukësi nuk ndalet
Laçi gjunjëzon Tiranën

Superliga, Kukësi nuk ndalet<br />Laçi gjunjëzon Tiranën
Kukësi kryesuesi i Superligës shqiptare nuk di të ndalet. Skuadra e Ernest Gjokës e ka fituar edhe ndeshjen e javës së 20-të ndaj Teutës minimalisht 1-0.
 
Takimi i luajtur në “Zeqir Ymeri” ka qenë i dyluftuar por verilindorët nuk mund të gabonin. Ai që vendosi fatin e ndeshjes ishte sulmuesi Izair Emini që shënoi golin e vetëm në minutën e 37-të.
 
Me 42 pikë Kukësi vijon të kryesojë kampionatin dhe mbetet i pamposhtur.
 
Surprizën e javës së 20-të e bën Laçi. Kurbinasit mposhtin në fushën e tyre Tiranën e problemeve të shumta.
 
1-0 e fitoi Laçi përballjen ndaj Tiranës me golin e shënuar nga Mensah në minutën e 35-të. Bardheblutë vijojnë të mbajnë vendin e katërt ndërsa Laçi me 20 pikë i largohet zonës së ftohtë.



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos