Skuadra e Kukësit në përballjen e sotme ka mundur Laçin me rezultat të thellë 3:0 në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Kampionët e Shqipërisë e nisën me ritëm ndeshjen ndaj Laçit, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në javën e kaluar skuadra e Kukësit ka barazuar me Partizanin në kryeqytet duke ndarë nga një pikë në “Selman Stermasi”.
Me fillimin e pjesës së dytë, të bësuarit e serbit Milinkoviç arritën të shënojnë 3 gola në portën e kurbinasve dha i bashkohet Skënderbeut në krye të renditjes me shtatë pikë.
Goli i parë për Kukësin erdhi në minutën e 62 të takimit, pas një autogoli të mbrojtësit të Laçit Fangaj, i cili goditjen e sulmuesit të Azerbajxhanit Alijev, e devijoi duke e çuar në rrjetë.
Goli i dytë i Kukësit u shënua nga braziliani Kale në minutën e 86 duke mposhtur portierin Selimaj.
Përgjatë 90 minutave të lojës, Laçi nuk krijoi asnjë rast të pastër për gol, ndërsa Kukësi vazhdon rrugëtimin e sivjetshëm për të rrëmbyer sërish titullin kampion të Superligës Shqiptare në futboll.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com