TIRANË, 7 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Superliga Shqiptare e Futbollit vijon sot me dy sfidat e radhës të javë së 15-të të saj, ndërsa nesër luhet dhe supersfida mes Partizanit dhe Tiranës, në "Qemal Stafa".
Konkretisht sot në orën 13:00 do të marrin jetë dy ndeshje. Në laç, kurbinasit do të presin Flamurtarin e Vlorës, një sfidë kjo që vlen për mesin e tabelës së klasifikimit dhe që në rast fitore të Laçit do të kemi një ndarje përfundimtare të 5-së skuadrave të para dhe 5 skuadrave të tjera.
Në krahun tjetër Elbasani do të presë në fushën e saj Vllazninë, në një takim ku vendasit luajnë një shans të artë për të ndezur një fije shpresë drejt mbijetesës, ndërsa shkodranët luajnë transfertën e dytë radhazi jashtë mureve të shtëpisë. Të parën e mbyllën me sukses në Fier javën e shkuar.
 
Prograimi i Javës së 5-të
Dje:
Kukësi-Apolonia 0-0
Skënderbeu-Teuta 3-2
Sot:
Laçi-Flamurtari
Elbasani-Vllaznia
Nesër:
Partizani-Tirana
Klasifikimi: Skënderbeu 30 pikë, Partizani 30 Pikë, Tirana 29 Pikë, Kukësi 28 Pikë, Laçi 20 Pikë, Flamurtari 18 Pikë, Vllaznia 18 Pikë, Teuta 13 Pikë, Apollonia 9 pikë dhe Elbasani 6 Pikë.  *Skënderbeu, Kukësi, Apollonia dhe Teuta janë 1 ndeshje më shumë