Teuta e Durrësit ia ka dalë të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Tiranës në transfertë.
Ekipi durrsak ka mposhtur kryeqytetasit me shifrat 0-1 në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ për raundin e 25-të të Superligës shqiptare të futbollit.
Golin vendimtar të këtij takimi e shënoi Xhoele Maçolli, i cili shndërroi në gol 11-metërshin e fituar nga Kuqi pas konsultës së arbitrit me sistemin VAR në minutën e 87-të të sfidës.
Një tri pikësh shumë i rëndësishëm dhe jetik për “Djemtë e Detit”, të cilët tashmë shkojnë në kuotën e 33 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të 5-të.
Ndërkohë nga krahu tjetër bardheblutë mbeten në vendin e parafundit me 21 pikë, 2 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.
Për Tiranën kjo është humbja e dytë radhazi, pas asaj në derbin kundër Partizanit (2-0) nje javë më parë.
Komente







