Partizani ka arritur t'i rrëmbejë fitoren kryesuesve të Superligës, Skënderbeut brenda në fushën e tij.
Tre pikëshi i siguruar në minutat e fundit të ndeshjes, i shtyn festën Korçarëve, por njëkohësisht bën që edhe të kuqtë të shpresojnë për kurorën e kampionatit.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e '90 të takimit nga mesfushori Emiliano Vila.
Pavarësisht kësaj humbje, Skënderbeu udhëheq klasifikimin e kampionatit me 76 pikë, dy më shumë se Partizani.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Skënderbeu do të luajë në Vlorë përballë Flamurtarit, ndërsa Partizani në "Qemal Stafa" ndaj durrsakëve të Teutës.

Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com