Pas pauzës së Kombëtareve, Superliga rikthehet me sfidat e javës së 29-të, që do të luhen të premten dhe të shtunën.
Takimi i parë i kësaj jave do të jetë Egnatia - Kukësi. Kjo sfidë do të zhvillohet në “Egnatia Arena” duke nisur nga ora 15:00. Në të njëjtën ditë do të luhen edhe dy takime të tjera në orën 19:00. Në “Loro Boriçi” Vllaznia do të përballet me Erzenin, ndërsa në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja Tirana – Teuta.
Java e 29-të e Superligës do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit. Takimi i parë i ditës së shtunën do të jetë Laçi – Partizani, që do të luhet në orën 15:00 në stadiumin e Laçit. Ndërsa takimi Dinamo – Skënderbeu do të zhvillohet në “Niko Dovana” në orën 18:00.
Superliga, java 29-të:
E premte, 29 mars 2024
15:00 Egnatia - Kukësi
19:00 Vllaznia - Erzeni
19:00 Tirana - Teuta
E shtunë, 30 mars 2024
15:00 Laçi - Partizani
18:00 Dinamo - Skënderbeu
Renditja: