Superliga ngre siparin të premten! Shehi: Kundër Kukësit Tirana tregon se është kampione, Gega: Do shfaqim potencialin tonë

Të premten në ‘Kukës Arena’ do të nisë sezoni i ri i Superligës shqiptare, pasi në orën 17:00 do përballen verilindorët e Skënder Gegës kundër Tiranës kampione. Bardheblutë vijnë me disa ndryshime, por janë optimistë për të përsëritur sezonin e kaluar.

“Është ndeshja e parë e kampionatit. Shorti na vendos përballë një kundërshatri që ka qenë konkurrenti ynë direkt. Gjithmonë kampionatin e hapin kampionët dhe ne duam të shkojmë atje dhe të sillemi si kampionë në fuqi,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Tirana gjithmonë ka synuar vendin e parë, por pastaj gjatë rrugës normalisht ndodhin pengesa. Me këtë grup që kemi, me lojtarët e rinj pavarësisht largimeve, shpresoj që do vazhdojmë me fitoret,”-tha Visar Bekaj, portieri i Tiranës.

Në kampin kuksian janë optimist se ky sezon do jet ndryshe nga ai i kaluari ku nuk arritën të kualifikohen as në Kupat e Europës.

“Tirana është një klub i madh, me traditë, kanë përvojë shumë cilësore. Ne e vlerësojmë, por kjo zdo të thotë se e mbivlersojmë. E dimë potencialin tonë dhe nesër do mundohemi ta shfaqim,”-deklaroi Skënder Gega, trajner i Kukësit.

“Sezoni i kaluar nuk ishte ai që donte ekipi, presidenti, por edhe tifozët kuksian. Fillon një kapitull i ri. Me ardhjen e trajnerit kemi krijuar edhe një grup tjetër,”-u shpreh Gjelbrim Taipi, trajner i Kukësit.

Ndeshjet e tjera të javës së parë do luhen të shtunën dhe të dielën.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK