Superliga, Partizani nuk ndalet 
 mposht 2-1 Tërbunin në Pukë

Superliga, Partizani nuk ndalet <br /> mposht 2-1 Tërbunin në Pukë
Partizani nuk ndalet, mposht Tërbunin 2-1 në Pukë dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve duke vijuar ecurinë pozitive. “Demat e kuq” e nisin mirë sfidën dhe pas vetëm 27-të minutash lojë shënojnë me anë të sulmuesit Sukaj.
 
Shkodrani nuk ndalet dhe arrin të shënojë sërish edhe këtë jave duke realizuar një tjetër gol të bukur me gjuajtje nga jashtë zone pas gabimit të mbrojtjes vendase.

Më pas në pjesën e dytë qëndërmbrojtësi Ditmar Bicaj bëhet protagonist duke bërë gjithçka. Fillimisht shënon në mënyrë të gabuar në portën e tij duke barazuar rezultatin dhe më pas 15 minuta nga fundi arrin të shënojë golin e fitores duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme Partizanit.
 
Pas fitores 2-1 ndaj Tërbunit Partizani me 13 pikë ngjitet përkohësisht në krye të renditjes në pritje edhe të ndeshjeve të tjera.

 Partizani
Pas ndeshjes pati edhe një incident me tifozët e Partizanit, që thyen disa stola të stadiumit, por që u neutralizuan shumë shpejt nga policia.
Java e 5-të e Superligës
Tërbuni-Partizani 1-2
Bylis –Skënderbeu
Tirana-Teuta
Kukësi-Flamurtari
Vllaznia-Laci

terbuni

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim