Superliga rikthehet nesër në fushë, elita e futbollit shqiptar në tre ditë (Agjenda)
Skënderbeu në fitoren kundër Dinamos
Superliga shqiptare e futbollit do rikthehet nesër në fushë, pas një jave pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares. Java e tretë e elitës në vend do luhet në tre ditë dhe në orare të ndryshme. Të mërkurë zhvillohen dy duele, me Egnatian që pret Erzenin në 16:00. Në "Elbasan Arena" me fillim nga 19:00 luhet sfida mes Dinamos dhe Kukësit.
Të enjte zhvillohen sërish dy duele. Në 15:00 Tirana dhe Skënderbeu takohen në kryeqytet, ndërsa në Shkodër me fillim nga 18:00 Vllaznia luan me Partizanin. Java e tretë e Superligës mbyllet të premte me takimin Laçi - Teuta, që merr jetë në 16:00.
Pas dy javësh të luajtura në sezonin 2023-24, Skënderbeu me gjashtë pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Vllaznia dhe Tirana me katër pikë. Në fund Dinamo dhe Kukësi, që në 180 minuta nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë pikë. Kujtojmë se me vetëm dy javë të zhvilluara, Laçi dhe Kukësi kanë ndryshuar trajner. Kurbinasit shkarkuan Stavri Nicën, që firmosi më pas me Kukësin, teksa në stolin e tyre afruan Skerdi Bejzaden.
Superliga - java 3:
E mërkurë - 13 shtator 2023
16:00 Egnatia - Erzeni
19:00 Dinamo - Kukësi
E enjte - 14 shtator 2023
15:00 Tirana - Skënderbeu
18:00 Vllaznia - Partizani
E premte - 15 shtator 2023
16:00 Laçi - Teuta
Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klasikja pa gola, Shkëmbi për Report TV: I kënaqur me 1 pikë! Trajneri i Vllaznisë: Ishim pafat
12 Mars, 16:18
-
Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë
12 Mars, 10:15
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
'Grindjet' vëllazërore vijojnë, Sylvinho i prish punë Kosovës? Kërkon në Kombëtare sulmuesin e Lazios
11 Mars, 12:44
-
Brruti merr pasaportën, mësohet lista me 25 emrat e ftuar nga Sylvinho për sfidat kundër Anglisë dhe Andorrës! Shqetëson prapavija
11 Mars, 09:26
-
Partizani përmbys 1-2 Skënderbeun, Dinamo fiton me super Bregun! Laçi ndal Egnatian, sot spikat Tirana - Vllaznia
11 Mars, 08:31
-
Klasike jetike për Tiranën, trajneri Shkëmbi: Shpresoj që fati mos të jetë sërish me Vllazninë! Të martën edhe 2 sfida të tjera
10 Mars, 16:40
-
Dinamo për autokritikë, Ilir Daja: Ka ardhur koha ta mposhtim Bylisin
9 Mars, 21:52
-
Partizani katër humbje radhazi, Abilaliaj para transfertës korçare: Mungojnë tre penallti për ne, gjykimi jo si duhet
9 Mars, 21:06
-
Mbulimi i monumentit të Skënderbeut, Rama: Po merren format, një kopje e tij do jetë në Paris! Kua-kua-kuatë mallkime për tradhti kombëtare
9 Mars, 18:52
-
Ngec Vora kryesuese, Flamurtari dhe Besa afrohen me kreun! Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
9 Mars, 16:13
-
Risi nga Sylvinho për Botërorin, kapiteni i Dardanëve zgjedh Kombëtaren! Rebelohen te Kosova: Duka dhe FSHF të ndalen
8 Mars, 16:42