Superliga shqiptare kopjon Katarin, kohë 'extra-large' në fund të ndeshjeve

Superliga shqiptare kopjon Katarin, kohë 'extra-large' në fund të ndeshjeve

Foto ilustruese

Superliga shqiptare sezonin e ri do jetë plot me risi. Nga 26 gushti, datë kur nis edhe edicioni i ri 2023-24, veç "final 4" dhe fazën play-off për të mësuar skuadrën kampione, do ketë më shumë kohë efetive loje. E përkthyer, më shumë kohë shtesë në fundin e ndeshjeve.

Ka qenë vetë shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci që ka shpjeguar se për çdo sekondë të humbur do ketë një "kronometër" matës, çka do të thotë shtesa "extra-large" në fundin e përballjeve.

"Një pjesë tjetër e seminarit, risi për këtë sezon ka të bëjë me lojën efektive, për të pasur sa më shumë futboll dhe jo pushim. I është dhënë instruksion arbitrave, asistentëve, VAR-it dhe AVAR-it, të numërojnë të gjitha sekondat që kanë qenë pjesë jo efektive e lojës (sekondat e humbura gjatë një goditje të lirë, gjatë një goditje nga këndi, gjatë një rivënie fundore, gjatë një penalltie dhe ajo që është më kryesorja, minutat e humbura pas shënimit të një goli). Të gjitha këto do të numërohen dhe në fund të dy pjesëve të lojës, do të kemi shtesa", thotë shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF.

Nga 26 gushti nuk do jetë më çudi kur ndeshjet e Superligës shqiptare të futbollit të zgjasin më shumë se 100 minuta, kjo njësoj si në Botërorin e fundit të Katarit. Shqipëria nuk do jetë vendi i vetëm ku do aplikohet loja efektive, ndërsa edhe në kampionatet elitare po shkohet drejt kësaj ideje.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'