Superliga shqiptare, ja sfidat
që mbyllin javën e 14-të

Superliga shqiptare, ja sfidat<br />që mbyllin javën e 14-të
Pasi kanë luajtur derbin e 147-të të kryeqytetit me dy seri, të enjten dhe të premten, Tirana dhe Partizani kanë shtyrë ndeshjet e tyre për ditën e sotme.

Ky i fundit luan ndaj Kukësit në atë që cilësohet si kryesfida e javës e cila është dhe tejet e rëndësishme për rrugëtimin e të dyja ekipeve drejt titullit kampion.

Si Partizani me 24 pikë ashtu edhe Kukësi me 27pikë, do të synojnë fitoren për të mos i’u larguar kreut i cili për momentin mbahet nga Skenderbeu me 1 pikë më shumë verilindorët.

Ndërkohë në sfidën tjetër Tirana udhëton drejt Vlorës me objektivin e vetem, fitoren, kundër një Flamurtari që është pa shumë pretendime këtë sezon dhe për të qëndruar kështu pranë kryesuesve në garën për titull.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen sot në njëjtën orë, 17:00, në “Elbasan Arena” dhe në stadiumin “Flamurtari”.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas