Superliga, Skënderbeu goleadë
Luftëtarit, Teuta fundos Flamurtarin

Superliga, Skënderbeu goleadë<br />Luftëtarit, Teuta fundos Flamurtarin
Skënderbeu ka arritur një fitore të madhe duke dominuar me lojë dhe gola Luftëtarin e Gjirokastrës. Kampionët në fuqi e kanë fituar ndeshjen 3-0 me gola spektakolar njëri më i bukur se tjetri.

Të parin e shënon Gjergji Muzaka në minutën e 25-të. Mesfushori i rikthyer në Korçë nga brenda zonës mposht portierin mik.

Në pjesën e parë ka kohë edhe për një tjetër gol. Këtë herë ai që tund rrjetën është Liridon Latifi që shënon super gol me një gjuajtje nga larg.

Pjesa e dytë është nën dominimin e kampionëve dhe Luftëtari kapitullon.

Minuta e 75-të dhe Radas i tregon shokut të skuadrës Latifi se di të shënojë edhe më bukur se ai. Goditje nga shumë larg portës dhe topi në rrjetë.

Skënderbeu mposht 3-0 Luftëtarin dhe ngjitet në kuotën e 44 pikëve vetëm një më pak se Kukësi kryesues.

Flamurtari as në javën e 22-të nuk ka gjetur shpëtim. Duro debuton me humbje në Vlorë ndaj Teutës.

Durrsakët shënojnë në kohën shtesë me Tarik dhe shkëpusin tre pikë në arta në luftën për mbijetesë.Fitore arriti edhe Vllaznia që mposhti 2-0 Korabin.

Të hënën Kukësi luan në Kurbin ndaj Laçit dhe në orën 18:00 luhet derbi Partizani-Tirana.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos