TIRANË, 12 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Skënderbeu ka fituar me rezultatin 2-0 në Pukë ndaj Tërbunit, në kuadër të javës së tretë të kategorisë superiore të futbollit.
Ndeshja e zhvilluar në Pukë përfundoi me fitoren e "miqve", të cilët nuk e patën të lehtë të gjenin rrugën e rrjetës. Skuadrës së Mirel Josës i'u deshën 48 minuta lojë për të shijuar emocionet e golit, ndërsa duhet të prisnin fundin e pjesës së dytë për të likuiduar përfundimisht skuadrën e sapo ardhur nga kategoria e parë dhe kjo gjithnjë fal Peter Oliankas. Për t'u vlerësuar është shpirti luftarak i vendasve. Të "kuqtë" e Tërbunit tentuan përgjatë gjithë lojës të luanin si të barabartë përballë kampionëve të Shqipërisë. Madje në pjesën e parë patën disa momente të mira, që me pak më shumë eksperjencë mund të kishin dhuruar edhe emocionet e golit. Por, fati ndihmon më të mirët.
Skënderbeu nuk surprizoi. Bardhekuqtë nisën lojën në sulm, duke ushtruar mjaft presion ndaj vendasve. Ujqërit e dëborës tentuan disa herë të gjunjëzonin portierin e pukianëve, Haxhon, por pa sukses. Tërbuni nga krahu tjetër, përfitonte nga çdo hapësirë sa do e vogël e "miqve" për të kundërsulmuar, por gjithnjë sulmi pukianëve nuk arrinte të prishte qetësin e portierit Orges Shehu. Qarkullimi topit në fraksionin e parë të lojës, ishte dukshëm në favour të juglindorëve.
Pjesa e dytë nisi sërish me korçarët në sulm. Por, ndryshe nga ajo që ndodhi në pjesën e parë, kësaj radhe miqtë janë më të saktë. Në minutën e 48', Peter Olianka pas një sërë pasash të mesfushës korçarë, del i vetëm përballë portierit kundërshtar dhe lehtësisht e dërgon topin në rrjetë. Pukianët deprimohen, por nuk dorëzohen. Të kuqtë vendas nisin sulme të njëpasnjëshme, por mbrojtja dhe portier "mik" neutralizojnë lehtësisht tentativat. Për tu vlerësuar është loja e Bernard Berishës, që u përgëzuar dhe nga tifozeria vendase. Mesfushori i korçarëve në minutën e 85', nis një aksion personal në krahun e majtë të sulmit të Skënderbeut. Anësori arrin të dribloi dy lojtarë dhe shumë pranë fundores dhuron një pas të mrekullueshme për Oliankan, i cili "zbulohet" nga markatura vendase dhe shumë pranë portës dyfishon rezultatin. Mintat në vazhdim ishin thjesht "burokraci".
Tërbuni - Skënderbeu 0-2Golat: Olainka 48?  86'Formacionet zyrtare:Tërbuni: Haxho, Peqini, Braja,  Lila,  Milenkoviç, Gërxho, Gebor, Malindi, Karapici, Mone, Vatnikaj.Skënderbeu: Shehi, Ademir, Radas, Arapi, Abazi, Shkembi, Lilaj, Eskuardinja, Latifi, Berisha, Olayinka.
Sot:
Tërbuni-Skënderbeu  0-2
Kukësi-Teuta    16:00
Tirana-Bylis       19:00Nesër:
Vllaznia-Partizani
Flamurtari-Laçi
Klasifikim: Skënderbeu 12 Pikë, Teuta 6, Tirana 4, Partizani 4, Kukësi 3, Tërbuni 3, Laçi 2, Flamurtari 0, Vllaznia 0, Bylis 0/ (Skënderbeu dhe Tërbuni kanë një ndeshje me shumë). /a.g/