l/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Superliga Shqiptare e futbollit ka nisur javën 30-të sa me dy fitore vendasve. Teuta ka mundur në "Niko Dovana", Elbasanin falë një goli të Hyshmerit, ndërsa Apolonia ka fituar betejën me bregdetarët e Flamurtarit, duke i dhënë një fije shpresë mbijetesës së fierakëve mes më të mirëve
Në orën 17:00 do të luhet përballja e tretë e kësaj dite, ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë në "Qemal Stafa".
Java 30
Apolonia-Flamurtari 2-1
Teuta-Elbasani 1-0
Tirana-Vllaznia 17:00
Nesër:
Kukësi-Laçi 14:00
Skënderbeu-Partizani 18:00
Klasifikimi: Kukësi 61 Pikë, Skënderbeu 60, Partizani 59, Tirana 57, Laçi 53, Flamurtari 34, Vllaznia 33, Teuta 26, Apolonia 19 dhe Elbasani 13 (Apolonia, Flamurtari, Elbasni dhe Teuta kanë nga një ndeshje më shumë)