Teuta ka fituar në transfertë në “Loro Borici”ndaj Vllaznisë me rezultatin minimal 0:1. Ndeshja mes ekipit të Vllaznisë dhe Teutës nuk prodhoi raste emocionuese, duke mbyllur takimin me shifrat minimale.
Goli për djemtë e detit u shënua nga talenti i spikatur durrsak, Arbër Çyrbja, pas një aksioni individual.
Tifozët në shkalllët e stadiumit kanë kontestuar ndeshjen, pasi sipas tyre nuk ishte një ndeshje e mirëfilltë futbolli.
Vllaznia ka goditur traversën e durrsakëve, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga kapiteni Gilman Lika.
Ndeshja u dominua nga shkodranët, por nuk arritën të prodhonin raste të pastra shënimi, duke humbur mundësinë për të marrë pikë në shtëpinë e tyre.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com