Superliga/ Tirana 'zhyt' Skënderbeun dhe largohet nga zona e ftohtë! Laçi mposht 3-0 Teutën, mbyllet raundi i 25-të

Superliga/ Tirana 'zhyt' Skënderbeun dhe largohet nga zona e ftohtë! Laçi mposht 3-0 Teutën, mbyllet raundi i 25-të

Festa e Bajrovic pas golit

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të diel dy ndeshjet e mbetura për raundin e 25-të. Me fillim nga ora 13:30 Laçi mposhti 3-0 Teutën, ndërsa në orën 16:30 në "Elbasan Arena" Tirana iu fal një penalltie dhe kaloi 1-0 Skënderbeun, duke lënë korçarët në vendin e fundit.

Në stadiumin e Laçit vendasit u treguan të "pamëshirshëm" dhe mposhtën Teutën 3-0. Paulo Junior në pjesën e parë dhe dopieta e Cordeiro bëri që kurbinasit të ngjiten në vendin e pestë me 30 pikë. Nga ana tjetër, për Teutën kjo është humbja e 11-të sezonale dhe ka gjashtë ndeshje që nuk merr pikët e plota në Superligë. Për të gjetur suksesin e fundit të durrsakëve duhet të kthehemi më 22 dhjetor 2024. Edhe pse "Djemtë e Detit" ndryshuan trajner, ende Bledar Devolli nuk e ka shijuar suksesin në stolin durrsak.

Në "Elbasan Arena" Tirana u rikthye te fitorja pas dy barazimeve radhazi dhe këtë e bëri duke mposhtur 1-0 Skënderbeun. Ishte minuta e 85-të kur Vogli, i futur në fushë gjashtë minuta më herët fitoi një penallti e cila u kthye në gol nga Bajrovic. Festë bardheblu në stadium dhe korçarët e Ernest Gjokës 'në tapet'. Tirana me 26 pikë lë zonën e ftohtë dhe merr vendin e shtatë, ndërsa korçarët mbeten në pozitën e fundit me 20 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë siguruar vetëm një fitore, një barazim dhe tre humbje.

Pas mbylljes së javës së 25-të renditja kryesohet nga Egnatia me 48 pikë, ndjekur nga Vllaznia me 44 pikë, Dinamo me 41 dhe Partizani me 40 pikë. Në fund Bylis, Teuta dhe Skënderbeu.

Superliga, raundi 25-të:

E shtunë, 15 shkurt 2025

13:30

Bylis 1-1 AF Elbasani

Egnatia 2-0 Partizani

16:30 Dinamo 0-0 Vllaznia

E diel, 16 shkurt 2025

13:30 Laçi 3-0 Teuta

16:30 Tirana 1-0 Skënderbeu

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Ndryshim oraresh, java e 26-të e Superligës fillon të premte! Partizani dhe Vllaznia në shtëpi


Superliga mbylli raundin e 25-të dhe tanimë klubet do bëjnë analizat përkatëse të ndeshjeve për t'u përmirësuar dhe studiuar rivalët e javës pasardhëse.

Të premten e 21 shkurtit nis raundi i 26-të në dy orare të ndryshme.Në orën 15:00 luhet Dinamo - Laçi, teksa në 18:00 Partizani - Bylis dhe Vllaznia - AF Elbasani.

Të shtunën në orën 17:00 zhvillohen Teuta - Tirana dhe Skënderbeu - Egnatia.

Superliga, java 26-të:

21 shkurt 2025

15:00 Dinamo - Laçi

18:00 Partizani - Bylis

18:00 Vllaznia - AF Elbasani

22 shkurt 2025

17:00 Teuta - Tirana

17:00 Skënderbeu - Egnatia

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Pas 1 muaj agjërim/ Kreu i KMSH uron besimtarët për Fitër Bajram: Shpresoj që kjo festë të sjellë begati e mirëqenie

Pas 1 muaj agjërim/ Kreu i KMSH uron besimtarët për Fitër Bajram: Shpresoj që kjo festë të sjellë begati e mirëqenie