Futbolli elitar në Shqipëri zbriti këtë mesjavë për herë të parë në fushë për vitin kalendarik 2026. Për raundin e 19-të të sezonit te tri pikët doli Tirana, që fitoi 0-1 kundër Bylisit në Ballsh. Tri pikë siguroi Vllaznia, ndërsa AF Elbasani dhe Flamurtari barazuan 1-1. Sot luhen dy duelet e mbetura në dy orare.

Në 'Loro Boriçi' të Shkodrës, Vllaznia fitoi 1-0 kundër Egnatias kryesuese duke rihapur garën për vendin e parë. Duhej goli i Sherif Kallakut në minutën e 27-të që shkodranët e Edi Martinit të merrnin tri pikë për t'u ngjitur në kuotën e 33 pikëve. Egnatia protestoi pas ndeshjes duke akuzuar arbitrimin.

Në 'Elbasan Arena' vendasit e AF Elbasanit barazuan 1-1 kundër Flamurtarit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa Ibraima Diallo kaloi vendasit në avantazh në minutën e 73-të. Ndërkohë dhjetë minuta para fundit Aldrit Oshafi barazoi për 1-1.

Egnatia me 37 pikë mbetet në krye, ndërsa ndiqet nga AF Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo. Në fund Bylis,Flamurtari dhe KF Tirana.

Superliga, raundi i 19-të:

E mërkurë, 14 janar 2026

Bylis 0-1 KF Tirana

AF Elbasani 1-1 Flamurtari

Vllaznia 1-0 Egnatia

E enjte, 15 janar 2026

13:30 Partizani - Vora

17:00 Teuta - Dinamo

Renditja: