Superliga, Vllaznia frenon Kukësin
fiton Laçi, Partizani i vetëm në krye

Superliga, Vllaznia frenon Kukësin<br />fiton Laçi, Partizani i vetëm në krye
Vllaznia ndal Kukësin në një barazim pa gola dhe i bën nder Partizanit.

Verilindorët mbeten të pamposhtur por lëshojnë kreun pas 13-të javësh duke lënë të vetëm në krye Partizanin me 58 pikë ndërsa Kukësi mbetet i dyti me dy më pak.

Në ndeshjen e javës së 28-të në “Zeqir Ymeri” në ndeshjen Kukësi-Vllaznia pati gjithçka përveç golave.

Dy skuadrat krijuan shumë raste në portat respektive por goli nuk erdhi. Një pikë që kënaq më shumë shkodranët ndërsa të zhgënjyer mbeten tek Kukësi. 

Në ndeshjen tjetër Laçi bëri detyrën duke fituar 2-0 ndaj Korabit.

Java e 28-të e Superligës mbyllet të hënën me ndeshjet Flamurtari-Skënderbeu dhe Tirana-Teuta.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)