VORË, Tiranë - Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të shtunë me raundin e 24-t. Në stadiumin e Vorës, vendasit barazuan 1-1 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias.
Sfida nisi më mirë për miqtë nga Rrogozhina, teksa ishte Fernando me një 'panenka' nga pika e bardhë e 11 metërshit që kaloi Egnatian në epërsi. Vendasit nuk u dorëzuan dhe patën shanset e tyre, por goli i barazimit erdhi vetëm tre minuta para fundit të ndeshjes me autor Irgi Kasallën.
Në fund dy skuadrat ndanë nga një pikë, që më shumë vlerë ka për Vorën. Vorakët i kanë dhënë një asist Vllaznisë për t'u shkëputur në krye të klasifikimit, ndërsa përballë do kenë AF Elbasanin të dielën në 'Loro Boriçi'. Në rast se AF Elbasani do fitonte, do kishim një barazim në krye të renditjes.
Sot në orën 16:30 në "Niko Dovana" të Durrësit do të luhet Teuta - Bylis.
Superliga, raundi i 24-t:
E shtunë, 14 shkurt 2026
16:30 Teuta - Bylis
E diel, 15 shkurt 2026
16:30
Dinamo - Flamurtari
Partizani - Tirana
19:30 Vllaznia - AF Elbasani
Renditja:
Komente











