NJU JORK-  Mashtrimi me skemën e ndihmës sociale, duke u hequr si invalid, ndërkohë që je shëndosh e mirë nuk ndodh vetëm në Shqipëri.  Një skemë e ngjashme ka ndodhur në SHBA.
 
Agjentët e FBI-së kanë drejtuar një operacion të gjerë hetimor i cili ka përfunduar me arrestimin e 106 personave, mes tyre 72 ish policë dhe 8 ish zjarrfikës, që kishin dalë në pension, duke përdorur si justifikim tragjedinë e e 11 shtatorit 2001.

Reuters thotë se 106 të arrestuarit janë protagonist të mashtrimit më të madh në dëm të Shërbimit Social Amerikan, agjencisë federale e cila jep ndihmën sociale.
 
“Një sjellje cinike” e kanë përkufizuar hetuesit veprimin e të arrestuave.  Për vite të tëra personat janë hequr si të sëmurë, sikur kishin shqetësime mendore, si  panik, ankth papaftësi, duke arritur të mashtronin shtetin amerikan për një shifër, që sipas autoriteteve shkon deri në 400 milionë dollarë.
 
 Fotografitë që ata vetë kanë publikuar në rrjetin social Facebook, kanë tradhëtuar 106 nju-jorkezët. Ata kishin postuar foto nga momentet kur kishin luajtur basketboll apo udhëtime peshkimi në Maine apo udhëtimet me motorët e ujit në Florida.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)