Supermodelja Bella Hadid flet për herë të parë me fansat për përballjen me depresionin: Nuk je vetëm

Supermodelja Bella Hadid flet për herë të parë me fansat për përballjen me depresionin: Nuk je vetëm

Bella Hadid ka postuar në Instagramin e saj me 47 milionë ndjekës nga e gjithë bota lidhur me vështirësitë që ka kaluar në luftën e saj me depresionin. 25- vjeçarja Hadid foli sesi ankthi dhe depresioni ishin kthyer në ‘bashkëudhëtarët’ e saj që prej adoleshencës. Këtë herë, ajo po i përgjigjej një videoje të Willow Smith për pasigurinë dhe ankthin, duke thënë se fjalët e Willow e bënë të ndihej "më pak e vetme". Ajo ndau një klip nga video e Willow së bashku me një seri fotosh të saj në lot.

"Rrjetet sociale nuk janë reale. Për këdo që ka vështirësi, ju lutemi mbani mend këtë. Ndonjëherë gjithçka që duhet të dëgjoni është se nuk jeni vetëm"

"Kam pasur mjaft dështime dhe çaste dobësie për ta ditur këtë: nëse punoni mjaftueshëm për veten tuaj, duke kaluar kohë vetëm për të kuptuar traumat tuaja, shkaktarët, gëzimet dhe rutinën tuaj, gjithmonë do të jeni në gjendje të kuptoni ose të mësoni më shumë për dhimbjen tuaj dhe si ta trajtojmë atë.", thuhej në postimin e modeles.

Bella ka folur më parë për shëndetin mendor në Ditën e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor në 2019, ajo tha se ishte "një luftë me të cilën e di që shumica prej nesh e kanë përballuar në të kaluarën ose po përballen aktualisht".

Organizata bamirëse e shëndetit mendor Mind vlerëson se një në gjashtë njerëz në Angli do të përjetojnë ose kanë përejtuar një problem të zakonshëm të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni, në çdo javë të caktuar. Në janar Bella tha se mori një pushim nga mediat sociale për t'u fokusuar në përmirësimin e shëndetit të saj mendor. Shumë të famshëm po marrin kohë nga rrjetet sociale.

Lana Del Rey mbylli llogaritë e saj në shtator dhe Ed Sheeran ka qenë kryesisht jo prezent në asnjë platformë që nga viti 2015.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje